RTSH Sport Live

Premier League: Mourinho te Liverpol, Tuchel te Manchester United

  • 22/04/2024
  • |
  • Angli
Premier League: Mourinho te Liverpol, Tuchel te Manchester United
Një merkato e nxehtë, me skuadra që pritet të ndryshojnë trajnerë

Premier League bëhet gati për një verë të nxehtë. Shumë emra në qarkullim, shumë skuadra që do të ndryshojnë drejtimin e tyre, për të mos thënë se do të bëjnë revolucion.

José Mourinho në stolin e Liverpool sezonin e ardhshëm në vend të Klopp. Ky është sugjerimi që ka qarkulluar mes tifozëve të kuqtë orët e fundit. Gjithçka nisi pasi “Special One” ndoqi drejtpërdrejt pasditen e djeshme ndeshjen e fituar nga Luis Diaz dhe shokët e tij 3-1 me Fulham.

Ndërkohë, një revolucion i vërtetë do të ndodhë te Manchester United në fund të këtij sezoni. Ka shumë gjasa që Ten Hag të largohet nga pankina. Sipas Bild, një emër që Jim Ractliffe pëlqen është ai i Thomas Tuchel, i cili është gati të ndahet me Bayern.