RTSH Sport Live

PSG, Luis Enrique: 31 goditje, katër shtylla...

  • 07/05/2024
  • |
  • UEFA Champions League
PSG, Luis Enrique: 31 goditje, katër shtylla...
“Futbolli ndonjëherë është kaq i padrejtë... urime Dortmundit, janë një ekip i mrekullueshëm”

Pas ndeshjes që eliminoi Paris Saint-Germain nga Liga e Kampionëve 2023/234, trajneri i skuadrës franceze, Luis Enrique komentoi për ‘TNT Sports’ përballjen e dyfishtë kundër Borussia Dortmundit. “Të jem i sinqertë, mendoj se do ta kishim merituar kualifikimin”.

 “Ne realizuam 31 goditje, katër herë goditëm shtyllën, më shumë se tre gola të pritshëm... Në dy ndeshjet e goditëm shtyllën gjashtë herë, por nuk shënuam. Futbolli ndonjëherë është kaq i padrejtë... Urime Borussia Dortmundit, ata janë një ekip i mrekullueshëm dhe shpresoj se mund ta fitojnë finalen”.