RTSH Sport Live

PSG, Luis Enrique: Jemi në garë në të gjitha kompeticionet

  • 20/04/2024
  • |
  • Futboll Bota
PSG, Luis Enrique: Jemi në garë në të gjitha kompeticionet
“Ky ishte objektivi dhe ne po e arrijmë. Është e qartë se kemi shansin për ti fituar të gjitha”.

Luis Enrique, trajneri i Paris Saint Germain, foli në një konferencë për shtyp në prag të ndeshjes kundër Olympique Lyon: "Po shkojmë drejt fundit. Ne duam të arrijmë të gjitha objektivat tona, ne punojmë me shumë entuziazëm dhe me shumë seriozitet”.

Dëshira për t'u bërë kampion francez: "Objektivi është i njëjtë si gjithmonë, të fitosh Ligue 1 herët a vonë, të përfaqësosh sa më mirë klubin tënd dhe të vazhdojmë të jemi një ekip konkurrues. Kemi finalen e Kupës, gjysmëfinalen e Champions League. Ne do të luajmë shumë ndeshje, por unë mendoj se një nga funksionet që kam si trajner është të përmirësoj skuadrën, individualisht dhe në grup. Mendoj se jemi rritur gjatë gjithë sezonit, por kemi ende vend për përmirësim”.

"Së pari duhet të eliminojmë një ekip që na parapriu në fazën e grupeve, në grupin e vdekjes. Dhe tani do të luajmë një gjysmëfinale shumë të bukur dhe shumë të vështirë. Jam i sigurt që Dortmundi ka të njëjtën dëshirë, ashtu si ne për të luajtur në një finale”.

Tripleta, e mundshme: “Mendoj qartë se në këtë tryezë, në ditën e prezantimit tim, u fol për dëshirën për të qenë në gjendje të konkurroj në të gjitha garat. Një muaj e gjysmë nga përfundimi i sezonit jemi ende në garë në të gjitha garat. Ky ishte qëllimi dhe ne po ia arrijmë. Është e qartë se ne kemi shansin për ti fituar të gjitha”.