Sipas asaj që raportohet nga RMC Sport, trajneri i PSG-së, Luis Enrique, ka vendosur të mos thërrasë sulmuesin Ousmane Dembele për ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Arsenalit.
Një arsye disiplinore qëndro pas zgjedhjes. Qendërsulmuesi francez ka pasur një përplasje verbale shumë të ashpër me trajnerin pas ndeshjes kundër Rennes, duke e detyruar spanjollin të bëjë pa të për ndeshjen e nesërme.