Pushim i detyruar për José Mourinhon-n. Në këto dy javë në të cilat Superliga ndalon për pushimet dimërore, trajneri portugez do të largohet nga Turqia për të kryer një operacion, raporton Sports Digitale pa shtuar detaje të tjera.
Pra, Fenerbahce nuk do të stërvitet për rreth dhjetë ditë, siç e kishte konfirmuar Special One pas zhgënjimit 1-1 kundër Eyupsporit: "Tani do të ketë disa ditë pushimi por nuk do të jetë një periudhë e lumtur pushimi për mua. Do të kisha preferuar të mos kishte pushime, por e premtuam pak më parë”.
Skuadra (e dyta në ligë, pesë pikë pas liderit Galatasaray, që ka edhe një ndeshje më pak) do të rikthehet në aksion më 5 janar kundër Hataysport, datë në të cilën Mourinho do të rikthehet rregullisht në stol.