RTSH Sport Live

Pushime me Neymar, braziliani protagonist i një iniciative të veçantë

  • 28/12/2023
  • |
  • Gosip
Pushime me Neymar, braziliani protagonist i një iniciative të veçantë

Janë ndezur polemikat në Brazil, për një kroçiere ku në qendër të vëmendjes është Neymar. Nga kjo iniciativë, që duhet të zgjasë tre ditë dhe pritet që të marrin pjesë rreth 4.300 njerëz, organizatorët pretendojnë të arkëtojnë rreth 3.7 milionë euro. Paketa më ekonomike për të shijuar 72 orë gëzimi dhe argëtimi me një nga idhujt më të mëdhenj të futbollit kushton rreth 875 euro.

Sulmuesi I klubi arab të Al-Hilal po rikuperohet nga një dëmtim i rëndë. Braziliani u operua në nëntor dhe duhet të kthehet në fushë vetëm në gjysmën e dytë të vitit 2024. Pushimet e arta me Neymar në bordin e anijes së madhe pritet që të jenë të mbushura me shumë festa dhe argëtime.

 Në rrjetet sociale tregohen prapaskenat e eventit. Anija është e gjatë mbi 330 metra dhe ka 4 pishina, një akuapark, kazino, pistë bouling dhe kinema.