Ylber Ramadani nuk është më në planet e skuadrës së Leçes. Ndryshimi i trajnerëve në ekip ka sjellë edhe ndryshimet në hierarkinë e grupit.
Si filim Ramadani u ul në stol nga Xhanpaolo pasi preferonte Medon Berishën, por kur ky i fundit u dëmtua përsëri për ish-lojtarin e Partizanit nuk kishte vend.
Në lidhje me situatën e ish-it të Partizanit ka folur gazetari italian, Françesko Romano. Ky i fundit ka dhënë një deklaratë të bujshme, ku paralajmëron largimin e Ramadanit.
Sipas gazetarit thuhet se diçka mes shqiptarit dhe trajnerit të Leçes ka diçka që nuk shkon dhe te ekipi italian po mendojnë përjashtimin në rast se do të vijë ndonjë ofertë për të.
“Është e qartë që pas ndeshjes kundër Romës, ku u zëvendësua sa nisi pjesa e dytë, ka diçka që nuk shkon në rastin e tij, nuk ka hyrë më në fushë. Nëse do të vijë një ofertë konkrete për të, te Leçe do ta mendojnë seriozisht sepse është e qartë se Giampaolo po e përjashton”, ka theksuar gazetari italian.