Orët pas fitores me Bërlnin kanë qenë mjaft të vështira për Markus Rashoford. Junajtid doli fitues nga “Turf Moor” i Bërnlit me golin e vetëm të takimit të shënuar nga Bruno Fernandez dhe pas u kthye në Kerrington me autobus.
Aty lojtarët janë shpërndarë dhe kanë marrë mjetet e tyre për tu kthyer në shtëpi. Sipas “The Sun” pak çaste pas nisjes nga Kerrington është aksidentuar edhe Rashfrod, i cili ka shpëtuar pa dëmtime fizike. Tabloidi njofton se në vendngjarje nuk kishte nevojë për ambulancë ndërsa theksohet se askush nuk është ndaluar nga ana e policisë.