RTSH Sport Live

Ratcliffe: Tifozët e Manchester United duhet të kenë pak durim

  • 22/04/2024
  • |
  • Angli
Ratcliffe: Tifozët e Manchester United duhet të kenë pak durim

Sër Jim Ratcliffe, aksionari i Manchester United, foli për Sky Sports për projektin që ai ka në mendje për “Djajtë e Kuq”:

"Tifozët tanë janë të padurueshëm, e kuptoj këtë aspekt, por ju kujtoj që i yni është një udhëtim dhe iu pëlqen apo jo, duhet kohë. Tifozët duhet të kenë pak durim. Nuk është diçka që mund të ndryshojë menjëherë, duke shtypur një buton”.

Ratcliffe vazhdon dhe analizon një nga çështjet e pazgjidhura në botën e futbollit: "Një nga problemet e futbollit sot është të arrish të futësh në ekip djem të rinj, njerëz vërtet të aftë. Duhet ti presësh 6 muaj, një vit ndoshta edhe 18 muaj, që të japin më të mirën. Ky është një problem i madh”. Ka thënë mes të tjerash aksionari i Manchester United.