RTSH Sport Live

Real Madrid, “heroi” Joselu: Natë e pabesueshme

  • 08/05/2024
  • |
  • UEFA Champions League
Real Madrid, “heroi” Joselu: Natë e pabesueshme
“Nuk e kisha menduar, as në ëndrrat e mia më të bukura, bëmë gjithçka për ta fituar”.

Joselu, qendërsulmuesi i Real Madridit, foli për Prime Video në fund të ndeshjes së dytë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve kundër Bayern, të fituar 2-1 falë dopietës së tij, pavarësisht se erdhi nga stoli si zëvendësues.

"Natë e pabesueshme, nuk e kisha menduar, as në ëndrrat e mia më të bukura. Bukur të luash kështu. Bashkë me shokët e mi bëmë gjithçka për ta fituar”.