RTSH Sport Live

Reali, Ancelotti: Rikthimi në Mynih, emocionues

  • 29/04/2024
  • |
  • Futboll Bota
Reali, Ancelotti: Rikthimi në Mynih, emocionues
“Nesër përballen dy skuadra plot histori dhe kampionë”

Carlo Ancelotti po përgatitet për t'u përballur me Bayern-in në raundin e parë gjysmëfinal të Ligës së Kampionëve. "Është emocionuese të kthehem në Mynih, kam kujtime të mira dhe të këqija si shkarkimi - shpjegoi trajneri i Real Madridit -. Nesër megjithatë do të jetë një histori tjetër, ne duhet të mendojmë për të tashmen dhe jo për të kaluarën".

"Largimi i Benzema ka ndryshuar gjërat në sulmin tonë, ne jemi më të paparashikueshëm dhe kemi më shumë lëvizshmëri. Megjithatë, Bayern ka edhe sulmues të mrekullueshëm, për shembull po mendoj për Harry Kane”, shtoi ai. "Nesër dy ekipe plot histori dhe kampionë do të përballen me njëri-tjetrin”.

Kundër Bayernit, Real Madrid do të duhet të luajë një lojë solide. Sidomos në mbrojtje. "Ne ishim shumë solidë prapa, pavarësisht problemeve që kishim. Gjetëm një ekuilibër të mirë, shpresojmë ta bëjmë sërish nesër - shpjegoi Carletto-. Bayerni është një ekip i paparashikueshëm, që vjen për të luajtur. Po flasim për një ekip të kompletuar".

Më pas disa batuta për bastin me Valverden dhe ndeshjen e fituar ndaj City-t me penallti. “Valverde pati një sezon të mrekullueshëm, duke luajtur shumë mirë në role të ndryshme. Ai është një lojtar që më pëlqen shumë – tha Ancelotti –. Këtë vit nuk kemi bërë asnjë bast për golat e mundshëm. A i kam parë penalltitë ndaj City-t? Sigurisht... i kam parë sërish penalltitë se nuk e kisha bërë live”, përfundoi ai duke buzëqeshur.