RTSH Sport Live

Reali, barazimi me Osasuna-n, Ancelotti: Më mirë të mos flas

  • 15/02/2025
  • |
  • Spanjë
Reali, barazimi me Osasuna-n, Ancelotti: Më mirë të mos flas
“Nuk dua të them asgjë tjetër sepse dua të jem në stol në ndeshjen e ardhshme”

Barazimi jashtë fushe, 1-1 me Osasunan e çon tensionin mes Realit të Madridit dhe La Ligas në nivelet maksimale. Bënë bujë kartoni i kuq në Bellingham dhe vendimet e arbitrit Montero.

Carlo Ancelotti nuk ishte në gjendje të përmbante tërbimin e tij në fushë dhe më pas në intervistat pas ndeshjes. Trajneri italian ka marrë një karton të verdhë në pjesën e parë dhe pas penalltisë së dhënë për Osasuna ka reaguar me sarkazëm dhe duke vendosur duart në fytyrë.

Dhe në konferencë rikthehet në sulm: “Arbitri gaboi me kartonin e kuq për Bellingham, mendoj se nuk e kupton mirë anglishten. Në tre ndeshjet e fundit kanë ndodhur gjëra që të gjithë i kanë parë, por nuk dua të them asgjë tjetër sepse dua të jem në stol në ndeshjen e ardhshme. VAR? Ai eliminoi veprimet tona në zonën e penalltisë, por jo ato të kundërshtarit. Ishin dy ose tre që duhej të rishikoheshin”. Tensioni mes Real Madridit dhe La Ligës tani duket se po rritet.