RTSH Sport Live

Reali “heq qafe” Cadizin dhe përgatit festën e titullit

  • 04/05/2024
  • |
  • Spanjë
Reali “heq qafe” Cadizin dhe përgatit festën e titullit
Los Blancos triumfojnë 3-0 falë Brahim Diaz, Bellingham dhe Joselu, nëse Barcelona nuk fiton Ancelotti do të jetë kampion

Në ndeshjen e javës së 34-ët të Ligës spanjolle, Real Madrid triumfon në “Santiago Bernabeu”, 3-0 ndaj Cadiz. Pas një pjese të parë mjaft të bllokuar, Los Blancos e zgjidhën atë në pjesën e dytë falë Brahim Diaz (51'), Bellingham (68') dhe Joselu (93').

Ancelotti tani është një pikë larg titullit, i cili mund të vijë edhe sot në rast të barazimit apo humbjes së Barcelonës në Girona. Real Sociedad i rikthehet suksesit, 2-0 ndaj Las Palmas.