RTSH Sport Live

Reali humbet edhe Ceballos, 2 muaj pushim për mesfushorin

  • 02/09/2024
  • |
  • Spanjë
Reali humbet edhe Ceballos, 2 muaj pushim për mesfushorin

I pafat Dani Ceballos, që pësoi një dëmtim në ndeshjen e djeshme kundër Betisit dhe do të qëndrojë larg fushës së blertë për rreth 2 muaj.

Mesfushori spanjoll nisi si titullar ndeshjen e mbrëmshme kundër Betisit, të cilën Reali e fitoi 2-0, falë dy golave të shënuar nga Mbape.

Lojtari u zëvendësua nga Ancelotti në minutën e 65-të pas një dëmtimi, që do ta mbajë larg fushës për rreth 2 muaj. Ceballos do të humbasë edhe ndeshjet e para të Champions League dhe pritet të kthehet në dispozicion të skuadrës në nëntor.

 “Pas analizave të bëra sot nga stafi mjekësor lojtarit tonë Dani Ceballos, ai është diagnostikuar me ndrydhje të shkallës 3 me dëmtim të ligamentit në kyçin e këmbës së djathtë. Ecuria e tij do të monitorohet”, shkruhet në njoftimin zyrtar të Realit.