RTSH Sport Live

Reali i Madridit dorëzohet para Lille

  • 02/10/2024
  • |
  • Futboll Bota
Reali i Madridit dorëzohet para Lille
Francezët gjejnë fitoren e parë duke mposhtur një nga skuadrat më të forta në garë.

Real Madridi bie çuditërisht, i mundur në Francë nga Lille: rezultati përfundimtar për skuadrën franceze është 1-0, falë penalltisë së fituar nga Edon Zhegrova dhe konvertuar në gol nga Jonathan David në kohën shtesë të pjesës së parë. Ancelotti lë Mbappé në pankinë, duke nisur që në minutën e parë talentin shumë të ri brazilian Endrick.

Në pjesën e dytë, trajneri italian dërgoi në fushë ish-lojtarin e PSG-së së bashku me Modric, por rezultati nuk ndryshoi. Pas humbjes në debutimin e tyre, Lille gjeti fitoren e parë në këtë Champions League dhe e bëri këtë duke mposhtur një nga skuadrat më të forta në garë.