RTSH Sport Live

Reali, më në fund Mbappé: Jam një fëmijë i lumtur

  • 16/07/2024
  • |
  • Spanjë
Reali, më në fund Mbappé: Jam një fëmijë i lumtur
Kampioni i Francës është numri i ri 9 i madrilenëve, prezantim spektakolar në “Santiago Bernabeu”

Kylian Mbappé është një lojtar i ri i Real Madridit dhe në prani të Florentino Perez dhe Zinedine Zidane u prezantua në stadiumin Santiago Bernabeu para dhjetëra mijëra tifozëve. Kampioni francez ka nënshkruar një kontratë deri në vitin 2029 me Merengët, me të cilët do të veshë fanellën me numrin 9. “Ju jeni këtu sepse e dëshironit shumë dhe ky vullnet ju ka lejuar të kapërceni të gjitha pengesat – e mirëpriti Florentino Perez. Mirë se vini te Real Madrid dhe urime për realizimin e ëndrrës suaj të fëmijërisë”.

"Është diçka e pabesueshme të jesh këtu - deklaroi Mbappe i emocionuar duke folur në spanjisht -. Kam ëndërruar shumë herë të vesh këtë fanellë dhe të jem lojtar i Real Madridit, tani jam një fëmijë i lumtur. Para së gjithash dua të falënderoj Florentino Perez, i cili besoi në mua që nga dita e parë duke kaluar nëpër vështirësi të ndryshme, gjithashtu falënderoj të gjithë tifozët e Realit që kanë qenë shumë të sjellshëm me mua gjatë viteve dhe më bëjnë edhe më krenar që jam këtu sot. Tani kam një ëndërr tjetër: të jetoj me klubin më të mirë në botë. Do të jap jetën time për këtë fanellë dhe këtë ekip. Hala Madrid!”.

Real Madrid, le foto della presentazione di Kylian Mbappé - foto 1

Real Madrid, le foto della presentazione di Kylian Mbappé - foto 2

Real Madrid, le foto della presentazione di Kylian Mbappé - foto 5