RTSH Sport Live

Reali mendon për të ardhmen, Rodri është objektivi i radhës në merkato

  • 04/09/2024
  • |
  • Spanjë
Reali mendon për të ardhmen, Rodri është objektivi i radhës në merkato

Merkatoja e verës sapo u mbyll, por kjo nuk i pengon drejtuesit e Realit të Madridit që të mendojnë që tani për goditjen e radhës.

Sipas mediave spanjolle, madrilenët kanë shënjestruar që tani objektivin e radhës për vitin 2025: ai është Rodri i Mançester Sitit.

Mesfushori spanjoll është një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës së Guardiolës dhe ka një kontratë me kampionët e Anglisë deri në vitin 2027.

Kartoni i lojtarit vlerësohet 130 milionë euro, një shifër e lartë, por jo e papërballueshme për një klub si Reali, që çdo sezon u dhuron tifozëve një blerje të bujshme.