RTSH Sport Live

Reali në alarm “të verdhë”, gjashtë lojtarë rrezikojnë takimin e radhës

  • 18/02/2025
  • |
  • UEFA Champions League
Reali në alarm “të verdhë”, gjashtë lojtarë rrezikojnë takimin e radhës

Reali i Madridit do të luajë nesër në mbrëmje në “Santiago Bernabeu” takimin e kthimit përballë Mançester Sitit. Në duelin e parë ekipi i Ançelotit mundi 3-2 ekipin anglez në “Etihad Stadium” ndërsa nesër mbrëma do të bëjë kujdes pasi disa lojtarë nëse marrin karton të verdhë rrezikojnë ndeshjen e parë në turin pasardhës.

Sipas protokollit të UEFA-s Rydiger, Belingham, Kamavinga, Modriç, Tçouameni dhe Endrik janë vetëm një karton të verdhë larg pezullimit për një ndeshje. Në kampin anglez, në një kualifikim të mundshëm, do të humbte takimin e radhës vetëm Ruben Días nëse do të ndëshkohet nesër me karton të verdhë. 

Kujtojmë se fituesja e këtij çifti do të ketë rivale në turin tjetër njërën mes Atletiko Madrid dhe Bajer Leverkusen.