Një mbrëmje jo për Realin e Madridit, është mposhtur 1-0 përballë Espanjolit të Marash Kumbullës. Mbrojtësi kuqezi ishte për 90 minuta në fushën e lojës dhe në fund u ndëshkua me karton të verdhë.
Madrilenët, pasi humbën Rüdiger, muri i fundit i bardhë që mbeti në këmbë, u thye, krijuan mundësinë për kundërshtarët të afrohen më shumë në garën për titull në La Liga.
Gjithçka u vendos nga një gol i Romero në minutën e 85-të, ndërsa në pjesën e parë u anullua një gol për Vinicius. Joan Garcia, portieri i Espanjolit, ishte në një mbrëmje të madhe me pritjet e tij.