RTSH Sport Live

Reali, surpriza Mbappe: grumbullohet për Champions

  • 3 orë para
  • |
  • Futboll Bota
Reali, surpriza Mbappe: grumbullohet për Champions
Sulmuesi francez u dëmtua vetëm një javë më parë kundër Alaves, por tashmë është kthyer në dispozicion të Ancelottit

Nëse nga njëra anë Real Madridi duhet të përballet me dëmtimin e Courtois, nga ana tjetër ata munden, disi çuditërisht, të buzëqeshin.  Kylian Mbappé është gjithashtu në listën e lojtarëve të thirrur për ndeshjen e Ligës së Kampionëve të planifikuar për të mërkurën në transfertë me Lille.

Sulmuesi francez u dëmtua vetëm një javë më parë kundër Alaves, por tashmë është kthyer në dispozicion të Ancelottit. Nesër do të stërvitet në grup dhe të mërkurën do të vendosë nëse mund të luajë të paktën disa minuta. Fillimisht u mendua se shqetësimi i muskujve do ta mbante ish-lojtarin e PSG-së jashtë fushës për të paktën tre javë.