Para ndeshjes mes Sivassporit dhe Fenerbahçes në Superligë, qendërsulmuesi shqiptar, Rey Manaj është nderuar me një çmim të veçantë nga ana e klubit turk në një ceremoni të thjeshtë, por mjaft domethënëse.
Ylli i Sivasspor,Manaj, arriti të shënojë 20 gola dhe të japë 1 asistim në 30 ndeshje këtë sezon, duke bërë historinë si lojtari me më shumë gola në një sezon. 27 ndeshje, 16 gola dhe një asist në kampionat. 3 ndeshje dhe 4 gola në Kupë.