Kampionati “Abissnet Superiore” rikthehet të premten, më 10 janar, me ndeshjet e javës së 20-të.
Egnatia – Laçi dhe Bylis – Dinamo City janë dy ndeshjet e para të kësaj jave. Të dy takimet do të luhen në orën 13:30.
Dita e premte do të kulmojë me sfidën klasike të futbollit shqiptar, Vllaznia – Tirana. Ndeshja do të luhet në stadiumin “Loro Boriçi”, në orën 17:00.
Java e 20-të do të mbyllet të shtunën me dy ndeshjet e fundit; Partizani – Skënderbeu dhe AF Elbasani – Teuta, të dyja në orën 17:00. Të kuqtë presin në “Arenën e Demave” Skënderbeun, ndërsa në “Elbasan Arena” të zotët e shtëpisë përballen me djemtë e detit.
Të gjitha ndeshjet e kampionatit “Abissnet Superiore” do të transmetohen live në kanalet e RTSH.