RTSH Sport Live

Rinis Kategoria e parë… Sot, Besa - Lushnja në RTSH Sport

  • 05/02/2021
  • |
  • Evente Sportive
Rinis Kategoria e parë… Sot, Besa - Lushnja në RTSH Sport
Sfida më interesante e grupit B do të luhet sot në Pezë Helmës dhe transmetohet në RTSH Sport në orën 13.30

Kategoria e parë fillon sot ndeshjet e para të vitit 2021. Pas një ndalese relativisht të gjatë edhe për shkak të kushteve atmosferike, tashmë duket çdo gjë gati… Sfida që hap javën e 8-të është njëkohësisht edhe një nga më interesantet. Në orën 13.30 në Kompleksin Internacional në Pezë Helmës përballen Besa me Lushnjën.

Të dyja ekipet që janë pjesë e Grupit B nuk duan të gabojnë në nisje të vitit, për më tepër që pozitat në klasifikim i kanë thuajse të njëjta (Besa ka 13 pikë, kurse Lushnja 12). Ndonëse kampionati është i gjatë, sot barazimi do të gëzonte Egnatian e Maganit që kryeson këtë grup me 15 pikë dhe përballet të shtunën me ekipin më të dobët, Elbasanin. Prandaj dueli Besa - Lushnja pritet me shumë interes dhe gjithë sportdashësit shqiptarë kanë mundësinë ta ndjekin në RTSH Sport në orën 13.30.