Gjykata refuzoi dje kërkesën e mbrojtjes së ish-lojtarit të Milanit dhe kombëtares braziliane, Robinho, për të ulur dënimin e parashikuar aktualisht prej 9 vitesh burg, këtë e raportoi portali GloboEsporte.
Dënimi erdhi për shkak të akuzave për përdhunim, ngjarje e ndodhur në Itali. Ish-sulmuesi dhe pesë brazilianë të tjerë u shpallwn fajtorë për përdhunimin në grup të një gruaje shqiptare 22-vjeçare pasi e kishin dehur në një klub nate në vitin 2013. Ai aktualisht po vuan dënimin në një burg në São Paulo.