RTSH Sport Live

Rodolfo Vanoli, një trajner për Dinamon?

  • 07/03/2022
  • |
  • Abissnet Superiore
Rodolfo Vanoli, një trajner për Dinamon?
Italiani, që ka drejtuar në Zvicër e Slloveni, kandidaturë e fortë për të qenë në krye të bluve

Rodolfo Vanoli është emri që qarkullon këto ditë për të qenë trajneri i ri i Dinamos në sezonin në vazhdim. Edhe pse ende nuk konfirmohet nga drejtuesit e bluve, të cilët ende besojnë tek aftësitë e Bledar Devolli, Vanoli duket opsion i mundshëm në rast të një tjetër rezultati negativ në transfertën korçare, që do ta zhyste Dinamon edhe më shumë në fundin e renditjes. Por cili është Rodolfo Vanoli? I lindur më 11 janar 1963, në rolin e mbrojtësit ai kontribuar kryesisht për ekipe që kanë luajtur në Serinë B, apo C italiane.

Të tilla si Vareze, Solbiateze Arno Calcio, Pro Patria, Leçe, Udineze, Spal, Sarono, Komo, Kanobleze dhe Kiaso. Si trajner më së shumti ka drejtuar në Zvicër si Mendrizio-Stabio, Lugano, Belinzona. Më së shumti dhe në Slloveni me skuadra të tilla si Koper, Olimpia Lubjana. Në Itali ka drejtuar Pordenonen, Kolixhianën dhe Bishelje. Kështu Vanoli mund të jetë trajneri i ri i bluve, por gjithnjë në vartësi të asaj që do të ndodhë me Dinamon të martën në Korçë.