Starton sot formati i ri i Europa League, ndërsa nesër në ekranin e Radio Televizionit Shqiptar do të vijë drejtpërdrejt përballja Roma-Athletic Bilbao.
Verdhekuqtë do të duhet të bëjnë pa Lorenzo Pellegrini në debutimin europian. Kapiteni i Romës është stërvitur veçmas për shkak të një problemi në gjurin e majtë dhe si rrjedhojë do të mungojë në ndeshjen kundër baskëve.
Trajneri Juric pritet të bëjë rotacion në sfidën e nesërme. Hermoso gati për të zbritur në fushë që në fillim. Ka shanse të mëdha aktivizimi edhe për Koné dhe Baldanzi, ndërsa është i sigurt vendi në formacion për Dybala dhe Dovbyk.
Formacionet e mundshme:
ROMA (3-4-2-1): Svilar; Mancini, Ndicka, Hermoso; Celik, Koné, Pisilli, El Shaarawy; Dybala, Baldanzi; Dovbyk. Trajner. Juric
ATHLETIC BILBAO (4-2-3-1): Agirrezabala; Lekue, Paredes, Vivian, Berchiche; Ander Herrera, Prados; Nico Williams, Gomez, Iñaki Williams; Guruzeta. Trajner. Valverde