Me Ranierin në stol, Roma konsolidon të tashmen në fushë dhe planifikon të ardhmen duke synuar lart. Sipas “As”, pronarët Friedkins kanë identifikuar Carlo Ancelottin si njeriun e duhur për të drejtuar skuadrën verdhekuqe nga sezoni i ardhshëm.
Një zgjedhje shumë ambicioze që do të kishte përfshirë drejtpërdrejt pronarët e klubit italian, të cilët ndërhynë personalisht për të bindur trajnerin aktual të Realit që të rikthehej në kryeqytet.
Një lëvizje e shoqëruar mesa duket me një ofertë shumë të mirë. Si nga pikëpamja sportive ashtu edhe nga ajo ekonomike. Një lloj “all-in” për të zgjidhur njëherë e mirë problemin e trajnerit pas alternimit këtë sezon të De Rossit, Juric dhe Ranierit në stolin e verdhekuqve, duke shfrytëzuar nga njëra anë të kaluarën e Ancelottit te Roma dhe nga ana tjetër premtimet për buxhete të rëndësishme në të gjitha frontet.
Një skenar që mund të intrigojë Carletton, gjithmonë shumë i vëmendshëm ndaj asaj që po ndodh në Romë dhe vlerëson një rikthim të mundshëm, por edhe i vetëdijshëm për pozicionin e tij të privilegjuar te Real Madrid, një klub që vështirë të largohet lehtë siç e ka nënvizuar vazhdimisht.