“Do përballemi me një ekip që ka fituar 13 nga 15 ndeshjet e fundit evropiane, ne do të luajmë lojën tonë pa frikë”. Claudio Ranieri ka arritur shumë suksese në karrierën e tij dhe të enjten në mbrëmje në Londër kundër Tottenhamit, trajneri i ri i Romës do të përpiqet të arrijë një tjetër, pavarësisht momentit negativ për verdhekuqtë: “Unë jam duke punuar jo aq shumë në aspektin taktik, por në atë mental. U kam kërkuar djemve që të japin gjithçka deri në sekondën e fundit dhe më pas do të pranojmë rezultatin që vjen”, tha trajneri në konferencën për shtyp.
“Nuk do të jetë një ndeshje e lehtë. Tottenhami është në një moment të shkëlqyer (sapo e ka mposhtur Cityn 4-0 jashtë). Ndeshjet e fundit që ata luajtën ishin të pabesueshme. Unë e dua atë lloj futbolli. Trajneri po bën një punë të shkëlqyer. E përgëzoj”.