La Masia e Barcelonës është vatër e kampionëve të mëdhenj, por këtë herë Cantera e klubit katalanas është gati të mirëpresë një talent të vogël që vjen nga Brazili. Emri është garanci: Joao Mendes, por për të gjithë tani e tutje do të jetë Ronaldinho Jr. Djali i kampionit brazilian Ronaldinho Gaucho ka nënshkruar kontratë me Barcelonën.
Lajmin e ka dhënë vetë babai i talentit të ri, i rritur në sektorin e të rinjve të Cruzeiro. “Pas nënshkrimit të tij do të më shihni shpesh këtu – deklaroi ish-kampioni në radio RAC1 – do të mund të vij shpesh në Barcelonë”.