RTSH Sport Live

Ronaldo-Cruzeiro, ka mbaruar: “Fenomeni” shet aksionet

  • 29/04/2024
  • |
  • Futboll Bota
Ronaldo-Cruzeiro, ka mbaruar: “Fenomeni” shet aksionet
Është gati të shesë të paktën 90% të aksioneve

Më pak se tre vjet pasi mori përsipër Cruzeiron, klubi nga ai filloi, Ronaldo Nazário po mendon të shesë aksionet e tij. Dy herë fituesi i Topit të Artë (1997 dhe 2002) ka luftuar për muaj të tërë në jetën e tij të re si drejtues, pasi i është dashur të përballet me zemërimin e tifozëve të tij, të tërbuar nga përparimi i pakënaqshëm i klubit Paulista.

Siç raportohet nga O Globo dhe CNN Brasil, legjenda braziliane është gati të shesë të paktën 90% të aksioneve të klubit sipërmarrësit Pedro Lourenço, pronar i një rrjeti supermarketesh në Belo Horizonte. Negociatat kanë arritur tashmë një marrëveshje të shtunën, ndërsa njoftimi zyrtar i shitjes pritet për javën e ardhshme.