RTSH Sport Live

Ronaldo dhe penalltia e humbur: Nuk ishte aq keq, Oblak...

  • 01/07/2024
  • |
  • Futboll Bota
Ronaldo dhe penalltia e humbur: Nuk ishte aq keq, Oblak...
“Sllovenia ishte e vendosur mirë dhe na vuri në vështirësi. Dhe më pas portieri ynë bëri tri pritje të mrekullueshme”.

Cristiano Ronaldo fillimisht humbi penalltinë për një epërsi të mundshme ndaj Sllovenisë në raundin e 16-shes të Euro 2024, më pas ai finalizoi në serinë e njëmbëdhjetë metrave dhe mundi të festonte suksesin përfundimtar.

Duke folur pas ndeshjes, Ronaldo tha: "Ndjeva trishtim, por më pas gëzim në fund... Ky është futbolli. Kam përjetuar momente të pabesueshme dhe të pashpjegueshme, mund t'i kisha dhënë epërsinë skuadrës time, por nuk ia dhashë. Oblak bëri një pritje të jashtëzakonshme, nuk mendoja se penalltia ishte aq e keqe, por kam gabuar".

"Unë u ndjeva i trishtuar, por gjëja më e rëndësishme është të shijojmë kalimin në raundin tjetër. Skuadra bëri një punë të jashtëzakonshme dhe luftoi shumë mirë. Sllovenia ishte e vendosur mirë dhe na vuri në vështirësi. Dhe më pas portieri ynë bëri tri pritje të mrekullueshme”.