RTSH Sport Live

Ronaldo, ja sa fiton për një postim në Instagram: shifra është e çmendur

  • 21/07/2023
  • |
  • Gosip
Ronaldo, ja sa fiton për një postim në Instagram: shifra është e çmendur
Të ardhura miliona dollarëshe për portugezin që arrin një tjetër rekord pasi është personi më i ndjekur në botë

Pak ditë më parë mbërriti hyrja zyrtare në Librin e Rekordeve Guinness si sportisti më i paguar në botë dhe të ardhurat nga rrjetet sociale janë gjithashtu thelbësore për Cristiano Ronaldon. Nga ana tjetër, portugezi ka profilin në Instagram me më shumë ndjekës nga të gjithë dhe fitimet nuk janë më pak.

Sipas renditjes së përpiluar nga Hopper HQ, Cristiano Ronaldo e ka kaluar modelen Kylie Jenner për sa i përket të ardhurave për çdo postim individual në Instagram: 2,397,000 dollarë: kjo është shuma që lojtari i Al-Nassr do të fitonte për çdo publikim në rrjetin social.

Në këtë renditje speciale, në vend të dytë është vetë Kylie Jenner me një milion e 800 mijë dhe menjëherë poshtë saj Lionel Messi me 1.777.000 dollarë.