Federata e Futbollit të Belgjikës ka zyrtarizuar sot pasuesin e Domeniko Tedeskos në stolin e “Djajve të kuq”. Nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare të Federatës thuhet se tekniku francez është emëruar në krye të ekipit të parë përfaqësues.
Garcia, i cili ka drejtuar më parë skuadra si Al-Nassr, Marsejë dhe Roma do të ketë detyrën e vështirë që të kualifikojë Belgjikën në Botërorin 2026.
Belgjika javën e kaluar shkarkoi trajnerin italo-gjerman Tedesko pasi ky i fundit jo vetëm nuk mundi që të merrte rrezultatet e pritura në fushë, por kishte marrëdhënie konfliktuale me disa lojtarë.