RTSH Sport Live

Runi “tradhëton” Junajtid: Gati të bëhem asistent i Guardiolës

  • 21/02/2024
  • |
  • Angli
Runi “tradhëton” Junajtid: Gati të bëhem asistent i Guardiolës

Nëse Josep Guardiola një ditë do të ketë nevojë për Uejn Runin si asistent tek Mançester Siti atëherë e shkuara e ish-sulmuesit të Junajtid nuk do të jetë një problem.

Një gjë të tillë e tha vetë Uejn Runi, i cili në podkastin “Stick to Football” tha: “Nëse Guardiola do të më kërkonte që të isha asistenti i tij atëherë do të shkoja me këmbë deri në Mançester. Unë po shikoj se çfarë po bën Arteta me Arsenalin dhe jam i bindur se gjithçka që ka arritur deri më tani e ka falë mësimeve që ka marrë gjatë kohës kur ka punuar me Guardiolën”.

Gjatë rrëfimit të rij Runi tregon edhe momentin kur lidhja e tij me Sër Aleks Ferguson u prish një herë e përgjithmonë. “Në tetor të 2010 i kërkova klubit që të më shiste. Kisha dyshimet e mia se pas atij sezoni Junajtid do të kishte më fuqi që të afronte lojtarë të mëdhenj. Që prej atij momenti Ferguson nuk më shikonte më siç kishte bërë më parë. Marrëdhënia jonë u prish”, tha Runi.