RTSH Sport Live

Scholes: Onana dhe Mainoo të qëndrojnë, Amorim duhet të heqë qafe Zirkzee dhe de Ligt

  • 4 orë para
  • |
  • Futboll Bota
Scholes: Onana dhe Mainoo të qëndrojnë, Amorim duhet të heqë qafe Zirkzee dhe de Ligt
Mesazhi ka mbërritur, kush e di nëse menaxhmenti do të dëgjojë një legjendë.

Paul Scholes asnjëherë nuk i ka kursyer në asnjë moment kritikat dhe sërish ka qenë i pamëshirshëm për momentin që po kalon Manchester United. Ish-mesfushori, në TNT Sports, zbuloi tetë lojtarët që sipas tij nuk janë të përshtatshëm për Djajtë e Kuq dhe që duhet të shiten sa më shpejt: këta janë Matthijs de Ligt, Lisandro Martínez, Luke Shaë, Mason Mount, Antony, Joshua Zirkzee, Casemiro dhe Rashford.

Por ka edhe nga ata që meritojnë konfirmim. Ky është rasti i André Onana, portierit kamerunas i akuzuar si fajtor për disa gola të pësuar nga skuadra e Amorimit. Megjithatë, Scholes beson te 28-vjeçari. “Mendoj se do ta mbaja, ai ka ende shumë për të dhënë”, tha ai për ish-lojtarin e Interit.

Jo vetëm kaq, është edhe Kobbie Mainoo: "Do të ishte qesharake nëse Manchester United do ta shesë atë. Ai erdhi në moshën 7-vjeçare, imagjinoni se si do të ishte ta shisje për një Fair Play financiar... Do të ishte qesharake, ai është drita më e ndritshme e klubit, mund të jetë një lider për pesë ose dhjetë vjet”. Mesazhi ka mbërritur, kush e di nëse menaxhmenti do të dëgjojë një legjendë.