Myrto Uzuni shënon përsëri gol me Granadën. Sulmuesi shqiptar në minutën e 28’ lëshoi një goditje nga jashtë zone për të dyfishuar shifrat për ekipin mik në “Ciudad Deportiva” të Vijarrealit.
Ky është goli i 15 i Uzunit në Segunda División me Granadën, duke vazhduar të jetë golashënuesi më i mirë në kampionat.
Nga fundi i ndeshjes mungojnë ende 40’ ndërsa ekipi i Granadës udhëheq takimin në shifrat 2-0.