Barcelona e Hansi Flik nuk është e rrezikshme vetëm në sulm. Ajo çfarë kemi parë deri më tani vërtetohet më së miri edhe nga një e dhënë e thejshtë, e cila shpjegon se si të besuarit e Hansi Flik kanë perfeksionuar “kurthin” pozicionit jashtë loje.
Kështu në 15 ndeshjet e fundit ekipet që kanë luajtur përballë Barçës janë zënë në pozicion jashtë loje plot 99 herë. “Viktimat” më të famshme të këtij kurthi kanë qenë lojtarët e Realit të Madridit, të cilët kanë rënë plot 12 herë pre e “lojës” së mbrojtëse katalanas.