RTSH Sport Live

Serbët gabojnë përsëri, flamuj dhe kore nacionaliste “dominojnë” ndeshjen e Nations League

  • 13/10/2024
  • |
  • Nations League
Serbët gabojnë përsëri, flamuj dhe kore nacionaliste “dominojnë” ndeshjen e Nations League

Serbia ka pak motive për të festuar pas triumfit mbi Zvicrën me shifrat 2-0. Tifozët vendas, të cilët ishin të shumtë në “Dubocica Stadium”, edhe pse ishin lajmëruar se në stadium do të ekspozohej vetëm flamuri vendas dhe ai i Zvicrës kanë thyer rregulloren duke shpalosur përsëri flamurin ku dallohen qartë kufijtë e Kosovës me ngjyrat kombëtare serbe.

Sipas gazetarit të të përditshmes zviceriane “Blick” në dhjetë minutat e para i gjithë stadiumi thërriti në kor “Kosova është Serbi”.

Këto gjeste në të shkuarën i kanë kushtruar gjoba të majmë Federatës Serbe të Futbollit. Gjatë Botërorit Katar 2022, Serbia shpalosi flamurin e famshëm në dhomat e zhveshjes pas humbjes me Brazilin. Ky gjest i kushtoi 20 mijë franga zviceriane.

Ndërsa ekspozimi i flamurit të “famshëm” gjatë Euro 2024 në ndeshjet e Serbisë i kushtoi Federatës në fjalë plot 10 mijë eruo.