Gjashtë ditë pasi publikoi listën provizore me 35 lojtarë, komisari teknik i Serbisë ka bërë zgjedhjet përfundimtare duke dhënë sot në mëngjes emrat e 26 futbollistëve, të cilët do të udhëtojnë drejt Gjermanisë.
Zgjedhjet e Dragan Stojkoviç nuk kanë qenë aspak surprizë pasi në Gjermani do të përfaqësojnë Serbinë lojtarët me më shumë eksperiencë.
Serbia ndodhet në Grupin C së bashku me Anglinë, Danimarkën dhe Slloveninë.
Lista përfundimtare:
Portierë: Vanja Milinkovic-Saviç, Predrag Rajkoviç, Djordje Petroviç
Mbrojtës: Strahinja Pavloviç, Nikola Milenkoviç, Milos Veljkoviç, Srdjan Babiç, Urosh Spajiç, Nemanja Stojiç
Mesfushorë: Sasa Lukiç, Nemanja Gudelj, Nemanja Maksimoviç, Ivan Iliç, Srdjan Mijailoviç, Sergej Milinkoviç-Saviç, Dushan Tadiç, Lazar Samarzhiç, Veljko Birmançeviç, Filip Kostiç, Filip Mladenoviç, Andrija Zivkoviç, Mijat Gaçinoviç
Sulmues: Aleksandar Mitroviç, Dushan Vlahoviç, Luka Joviç, Petar Ratkov