RTSH Sport Live

Sezoni i ri i Champions: Mungon vetëm një skuadër, gjithçka varet nga finalja e “Uemblit”

  • 27/05/2024
  • |
  • Futboll Bota
Sezoni i ri i Champions: Mungon vetëm një skuadër, gjithçka varet nga finalja e “Uemblit”

Jemi në prag të finales së Champions League 2023/24, por tashmë mund të fillojmë të planifikojmë për sezonin e ardhshëm. Vetëm një ekip mungon për të përcaktuar kornizën për turneun për sezonin 2024/25 dhe gjithçka do të varet nga rezultati i finales së të shtunës në “Wembley”.

Nëse Borussia Dortmund do të fitonte turneun, Gjermania do të kishte një vend shtesë dhe Eintracht Frankfurt do të festonte. Nëse Real Madrid fiton, Shakhtar Donetsk do të mund të festojë. Kampionët e Ukrainës, të cilët aktualisht pritet të luajnë në Play-Off, do të garantonin kualifikimin direkt mes më të mirave të Ligës së Kampioneve.

Kujtojmë se nga edicioni i ardhshëm Champions League do të ndryshojë format: lamtumirë fazën e grupeve dhe zgjerim në 36 ekipe. Do të ketë një turne të vetëm, ku pjesëmarrësit do të kenë një minimum të garantuar prej 8 ndeshjesh.

Skuadrat e kualifikuara:

Champions League 2023/24

Manchester City (Angli)

Liverpool (Angli)

Arsenal (Angli)

Aston Villa (Angli)

Real Madrid (Spanjë)

Barcelona (Spanjë)

Girona (Spanjë)

Atlético Madrid (Spanjë)

Bayer Leverkusen (Gjermani)

Shtutgart (Gjermani)

Bayern Munich (Gjermani)

Leipzig (Gjermani)

Borussia Dortmund (Gjermani)

Inter (Itali)

Milan (Itali)

Bolonja (Itali)

Juventus (Itali)

Atalanta (Itali)

Paris Saint-Germain (Francë)

Monako (Francë)

Brest (Francë)

PSV Eindhoven (Holandë)

Feyenoord (Hollandë)

Sporting CP (Portugali)

Benfica (Portugali)

Brugge (Belgjikë)

Celtic (Skoci)

Sturm Graz (Austri)

PLAY OFF

Rruga e Kampionëve

Crvena Zvezda (Serbi)

Galatasaray (Turqi)

Young Boys (Zvicër)

Shakhtar (Ukrainë)