RTSH Sport Live

Sfida interesante në Ligën Unike, derbi i kryeqytetit në RTSH

  • 05/02/2024
  • |
  • Basketboll
Sfida interesante në Ligën Unike, derbi i kryeqytetit në RTSH

Në mesjavë (të martën dhe të mërkurën) zhvillohet xhiroja e tretë në Ligën Unike për Femra.

Të martën do të kemi një sfidë shumë interesante ndërmjet Bashkimit dhe Prishtinës, dy skuadra që e kanë nisur Ligën Unike për Femra me dy fitore në dy ndeshje. Si prizrenaset, po ashtu edhe prishtinaset synojnë fitoren për të mbetur të pamposhtura, derisa kanë ambicie të mëdha në këtë edicion. Bashkimi-Prishtina do të takohen edhe në finalen e Kupës së Kosovës, prandaj kjo sfidë do të shërbejë si paralajmërim, para kësaj ngjarje shumë të rëndësishme.

Po ashtu të martën do të kemi një ndeshje interesante, ku përballen Tirana-Partizani, derbi i kryeqytetit shqiptar. Tirana ka një fitore e një humbje në këtë edicion, ndërsa vajzat e Partizanit kanë dy humbje në dy ndeshje dhe synojnë fitoren e parë në këtë edicion. Derbi do të transmetohet drejëpërsëdrejti në Radio Televizionin Shqiptar.

Java e tretë mbyllet me ndeshjen ndërmjet Penzës dhe Flamurtarit. Skuadra pejane është në kërkim të fitores së parë, ndërsa vajzat vlonjate kanë një fitore e një humbje.

Liga Unike Femrat-Java 3

E martë

17:00 Bashkimi-Prishtina

17:00 Tirana-Partizani

E mërkurë

17:00 Penza-Flamurtari