Mosmarrëveshja mes Piqué dhe Shakirës është e pafund, edhe tani që këngëtarja kolumbiane është zhvendosur në Miami. Në të vërtetë, pikërisht transferimi me kilometra larg Barcelonës ishte objekt i telefonatës së fundit që u bë mes të dyve dhe e zbuluar nga programi spanjoll “Fiesta”.
Siç raporton Mundo Deportivo, ishte një bisedë jo miqësore. Shakira I ka shpjeguar ish-it arsyen e shpërnguljes së saj në Shtetet e Bashkuara, por që nuk e ka bindur Piqué, i zhgënjyer plotësisht. Artistja kolumbiane ka fluturuar në Miami për të qenë pranë babait të saj të sëmurë, e detyruar të merrte trajtime që nuk gjenden në Barcelonë. Megjithatë, ish-mbrojtësi, pavarësisht se e dinte këtë detaj, nuk i ka pëlqyer vendimi dhe në ditët në vijim ekipi i tij i avokatëve do të takohet me Shakirën për të rregulluar regjimin e vizitave ndaj fëmijëve.