RTSH Sport Live

Shehi: Kukësin nuk e shoh nga renditja

  • 07/05/2024
  • |
  • Abissnet Superiore
Shehi: Kukësin nuk e shoh nga renditja

Trajneri i Partizanit, Orges Shehi ka folur për mediat në prag të ndeshjes kundër Kukësit. Tekniku i “demave” vlerëson kundërshtarin, pavarësisht pozicionit që mban në renditje. Pasi të hidhet shorti i “Final 4”, atëherë Partizani do të bëjë të tjera llogari.

Gjendja e skuadrës në prag të përballjes me Kukësin?

Vazhdojmë të jemi edhe nesër pa Taipin dhe Carën sepse do të marrin kohën e vet për tu rikuperuar, pjesa tjetër është e gatshme për nesër. Mehmeti edhe dje ka zhvilluar stërvitjen. Ismaili ka një problem jo shqetësues, nuk kemi shqetësim për të.

Kalendari ju favorizon në javët e fundit?

Nuk mendoj që në kampionat ka favorizime. Gjatë kampionatit mund të përballeshim me skuadra që janë lart në renditje, por skuadrat që duken të lehta në letër mund të jenë të vështira në fushë, kështu që kërkojnë vlerësim për 4 ditë mbyllet kampionati pra 36 javë të luajtura dhe të kërkojmë maksimumin.

Si e shihni Kukësin si kundërshtar?

Nuk e shoh Kukësin nga renditja, ka elementë dhe ka vlerësimin tonë maksimal nesër pasi na kanë eliminuar nga Kupa. E kemi vlerësuar dhe në fund fare Kukësi vlen 3 pikë, llogaritë bëhen në fund dhe të jemi të përqëndruar për të dhënë maksimumin tonë. Është një skuadër që është në finalen e Kupës, nuk duhet ta ulim dozën e karikimit se ndryshe do të kemi shumë problem.

Përqendrimi te “Final 4”?

Unë mendoj që nuk duhet të fokusohemi se çfarë do të na rezervojë shorti i “Final 4″ , duke qenë se ndeshjet luhen çdo 3 ditë dhe është fundi i kampionatit kur të gjithë lojtarët kanë patur ngarkesë. Të mos harrojmë që lojtarët e Partizanit kanë patur një tur të gjatë në Evropë duke shkuar deri në play-off, pra kanë shumë ndeshje në këmbë. Duke qenë se është fundi i kampionatit sigurisht mund të ketë ndonjë element që mund të pushojë dhe ta nisi një tjetër që ka më pak minuta, por këto ndryshime mund të jenë me pikatore sepse kërkojmë që të kemi një kontigjent të gatshëm me minuta në këmbë për ndeshjen e ardhshme që është Erzeni. Me 17 apo me 19 maj kur ta përcaktoj shorti atëherë do të bëjmë llogari të tjera.

3 fitore radhazi në kampionat. Skuadra ka vend për përmirësim?

Unë mendoj që nuk ka skuadër që të jetë perfekte apo mos përmirësohet. Sigurisht që ka element që duam ti përmirësojmë. Ka qenë një periudhë edhe pse me shumë dëmtime lojtarët i kemi pasur të gatshëm.

Mensah?

Për mua lojtarët më të rëndësishëm janë ata që e nisin nga stoli, sepse kanë mundësi të shohin situatat dhe duke hyrë në fushë nëse ata kanë impenjimin e duhur rastis si Mensah apo ndonjë tjetër futet dhe është deçizivë për skuadrën. Për mua këta janë më të rëndësishëm lojtarët që e nisin nga stoli jo nga fillimi.

Skuka?

Është një strategji sportive, për të shpërndarë minutat . Zgjedhjet bëhen në bazë të karakteristikave të kundërshtarëve. Unë e kam deklaruar edhe më parë Skuka ka ardhur këtu për të na ndihmuar ne, ndërsa ne do ta ndihmojmë atë për të arritur gjendjen e tij fizike pasi nuk erdhi në gjendjen e tij optimale. Tani për sa minuta është në fushë Skuka është për të ndihmuar skuadrën në këtë pikë kyçe të sezonit.