RTSH Sport Live

Shkëlqim Muça: Ditë e mirë për të fituar

  • 15/11/2020
  • |
  • Kombëtarja
Shkëlqim Muça: Ditë e mirë për të fituar

Shkëlqim Muça beson se përfaqësuesja kuqezi do të arrijë një fitore përballë Kazakistanit. Në një lidhje me emisionin“Ëndërr Kuq e Zi”, nën drejtimin e Hygerta Sakos, Muça ka theksuar: Është një ditë e mirë për të fituar. Do të ishte një fitore e rëndësishme edhe për moralin, sepse pas tri ditësh do të kemi një sfidë akoma më të vështirë. Kazakistani është nën nivelin tonë dhe besoj se do ia dalim mbanë”.

“Skuadra e di se çfarë duhet të bëjë. Duke marrë në konsideratë dhe rrethanat, gjendjen e skuadrave të tjera, mendoj se i kemi mundësitë për të marrë vendin e parë në grup”.