RTSH Sport Live

Shokon mundësi italian Chamizo: Më ofruan 300 mijë dollarë për të humbur

  • 10/04/2024
  • |
  • Gosip
Shokon mundësi italian Chamizo: Më ofruan 300 mijë dollarë për të humbur

Buja që shpërtheu rreth disfatës së pësuar nga Frank Chamizo në turneun evropian paraolimpik të mundjes së lirë të zhvilluar në Baku vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes.

Në kryeqytetin e Azerbajxhanit italo-kubani u mposht nga vendasi Turan Bayramov pas një vendimi të diskutueshëm të arbitrit që përmbysi rezultatin e fushës ku italiani kishte arritur të rrëmbejë fitoren në sekondën e fundit. Pas akuzave kundër zyrtarëve të ndeshjes, Chamizo foli për disa tentativa për ryshfet para ndeshjes.

"E dija se duhej të jepja dyfish, trefish në Azerbajxhan, sepse po luftoja në shtëpinë e tyre dhe ata kishin blerë gjithçka. I njëjti arbitër ishte me vendasit gjatë gjithë turneut. E arrita, por më pas ndodhi diçka që të kujton boksin shumë vite më parë. Kështu që po, dua të them, ata erdhën tek unë duke më ofruar para, 300 mijë dollarë për të humbur. Nuk dua të them se kush, por ndodhi në mëngjesin e peshimit", tha sportisti.