RTSH Sport Live

Shorti i Champions League/ Citi “peshkon” Bajernin ose Realin, në çerekfinale do ketë “derbi” italian

  • 30/01/2025
  • |
  • UEFA Champions League
Shorti i Champions League/ Citi “peshkon” Bajernin ose Realin, në çerekfinale do ketë “derbi” italian

Të premten në orën 12:00 do të hidhet shorti i Champions League ku do të vendosen çiftet e skuadrave të cilat duhet të kalojnë nga play-off për të qenë mes 16 më të mirave të Europës.

Deri më tani është kuptuar se pozicionimi i Mançester Sitit në vendin e 22-të me 11 pikë ka bërë që të ndeshhet me njërën prej dy skuadrave të renditura në vendin e 11-të dhe atë të vendit të 12-të pra respektivisht me Realin e Madridit ose Bajernin e Mynihut. Klubet e renditura më mirë kanë një avantazh në këtë “finale” të parakohëshme me Sitin pasi do të zhillojnë takimin e kthimit në fushën e tyre. Në shortin e nesërm do të vendoset se cila do të jetë skuadrat që do të presë këto fitueset e çifteve në fjalë. Kështu Atletiko e Madridit dhe Bajer Leverkusen do të ndeshjen në çerekfinale me fitueset e çifteve që do të krijohen nga duelet mes Bajernit, Realit, Sitit dhe Sëlltikut.  

Përveç një “derbi” të mundshëm gjerman mes Bajernit të Mynihut (nëse do të kalojë Sëlltikun ose Sitin) dhe Leverkusenit mund të ketë edhe një tjetër derbi italian. Nëse Juventusi apo Milani do të kalojnë PSV-në ose Fejnordin atëherë do të ndeshen me njrën mes Interit dhe Arsenalit.