RTSH Sport Live

Shorti i Conference League, shqiptaret pozicionohen në vazon e parë

  • 30/05/2024
  • |
  • Futboll Vendi
Shorti i Conference League, shqiptaret pozicionohen në vazon e parë

Partizani, Tirana dhe Vllaznia janë tri skuadrat nga Shqipëria, të cilat nisin aventurën e tyre europiane nga turi i parë i Conference League. Fakti se kanë bërë mirë në kompeticionet Europiane në vitet e fundit u ka mundësuar një short të favorshëm pasi ndodhen në vazon e favoriteve në raundin e parë.

Në vazon e parë ndodhet edhe Shkëndija e Tetovës. Kuqezinjtë kanë koeficinetin më të lartë nga skuadrat shqiptare në këtë kompeticion.

Ndërsa në vazon e dytë të Conference League ndodhet ekipi i Malishevës. Skuadra nga Kosova merr pjesë për herë të parë në arenën ndërkombëtare dhe do të ketë në letër një short të vështirë, teksa rrezikon dhe “derbin” me Partizanin, Vllazninë, Tiranën apo edhe Shkëndijën.

Falë ecurisë së mirë që ka pasur Ballkani në Europë në vitet e fundit, por dhe paraqitjet dinjitoze të skuadrave të tjera, Kosova dërgon një skuadër direkt në turin e dytë të Conference League. Kjo biletë i takon Dritës së Gjilanit. Ndërkohë, ekipi i Llapit e nis aventurën e tij në turin e parë të Europa League.

Shorteu për turet e ndrsyhme të Conference League 2024/25:

Raundi i parë paraeliminator: 18 qershor 2024

Raundi i dytë paraeliminator : 19 qershor 2024

Raundi i tretë paraeliminator: 22 korrik 2024

Play-off: 5 gusht 2024

Faza finale e Ligës së Europës: 30 gusht 2024

Conference League 2024/25 raundet paraeliminatore:

Raundi i parë paraeliminator: 11 dhe 18 korrik 2024

Raundi i dytë paraeliminator: 25 korrik dh 1 gusht 2024

Raundi i tretë paraeliminator: 8 dhe 15 gusht 2024

Play-off: 22 dhe 29 gusht 2024