RTSH Sport Live

Shorti vë përballë emra të mëdhenj, ja çiftet e Play Off-it të Europa League

  • 18/12/2023
  • |
  • UEFA Europa League
Shorti vë përballë emra të mëdhenj, ja çiftet e Play Off-it të Europa League

Është hedhur në Nion të Zvicrës shorti i fazës së Play Off-it të Europa League. 16 skuadrat e kualifikuara kanë mësuar emrat e kundërshtarëve me të cilët do të përballen në fazën tjetër të turneut të dytë më të rëndësishëm të futbollit europian për klube.

Në vazon e parë, si koka serie, ishin 8 skuadrat që zunë vendin e dytë në grupet respektive në Europa League (Freiburg (Gjer), Marseille (Fra), Sparta Prague (Çek), Sporting (Por), Toulouse (Fra), Rennes (Fra), Roma (Ita), Qarabag (Aze)), ndërsa në vazon e dytë tetë skuadrat që erdhën nga Champions League (Galatasaray (Tur), Lens (Fra), Braga (Por), Benfica (Por), Feyenoord (Hol), Milan (Ita), Young Boys (Zvi), Shakhtar Donetsk (Ukr).

Shorti ka dhuruar përballje shumë interesante. Milani do të përballet me francezët e Rennes, ndërsa Roma do të luajë sërish përballë Feyenoord. Qarabaku iI Redon Xhixhës do të luajë kundër Bragës, ndërsa Benfica do të përballet me francezët e Toulouse. Lens- Freiburg, Shakhtar Donetsk- Marseille,  Galatasaray- Sparta Prague dhe Young Boys- Sporting Lisbon.

 Ndeshjet e Play Off-it të Europa League

Feyenoord- Roma

Milan- Rennes

Lens- Freiburg

Young Boys- Sporting Lisbon

Benfica- Toulouse

Braga- Qarabag

Galatasaray- Sparta Prague

Shakhtar Donetsk- Marseille