RTSH Sport Live

Shqipëri-Ishujt Faroe LIVE

  • 20/11/2023
  • |
  • Kombëtarja
Shqipëri-Ishujt Faroe LIVE
Ndeshja e fundit, kuqezinjtë për të blinduar vendin e parë në grup

Mbyllet sfida në “Air Albania” në barazim 0-0, Shqipëria ruan vendin e parë në grup.

90’+4 – E gjithë loja është zhvendosur në zonën kuqezi, me lojtarët e Ishujve Faroe që provojnë me të gjitha mënyrat, por rezultati mbetet i pandryshuar.

90 ‘ – Jepen pesë minuta shtesë.

88’ – Muçolli jep një top në zonë që gjen Cikalleshin, por goditja e tij me kokë ka përfunduar jashtë.

74’ – Silvinjo ndërhyn përsëri duke larguar nga fusha e lojës Dakun dhe Asani, në vendin e tyre Muçi e Cikalleshi.

72’ – Asllani tenton me një gjuajtje nga distanca, por topi përfundon mbi traversë.

67’ – Momenti më i mirë për kuqezinjtë, me Asanin që pasi ka kombinuar me Dakun, ka goditur bukur, por topi është devijuar nga një mbrojtjës duke përfunduar jashtë.  

61’ – Ndryshim te kuqezinjtë: largohen Bare e Uzuni, në lojë Laçi e Muçolli.

55’ – Një tjetër mundësi për Ishujt Faroe, Bjartalio ka goditur rrezikshëm, por pa arritur të gjejë kuadratin.

50’ – Mundësi e artë për Ishujt Faroe, por Hendrikson brenda zonës ka goditur në mënyrë të gabuar.

48’ – Daku-Asani-Uzuni, me këtë të fundit që ka goditur në drejtim të portës, por pa forcën e duhur, topi përfundon në duart e portierit.

Ka nisur pjesa e dytë në "Air Albania"…

Mbyllen 45 minutat e para në barazim 0-0.

45’+ 6 – Bajrami jep një pasim të artë për Dakun, por edhe njëherë gjithçka mbetet në kornizat e një rasti të humbur.

45’ + 5 – Uzuni u shfaq rrezikshëm në zonën kundërshtare duke goditur menjëherë, por Reynatro arriti të grushtojë, më pas topi përfundoi në këmbët e Dakut, i cili ishte në pozicion jashtë loje.

45’ – Janë dhënë 7 minuta shtesë

44’ – Goditje dënimi për Ishujt Faroe, por që nuk sjell ndonjë shqetësim në portën e Strakoshës

36’ – Vjen goditja e parë në portë, mundësia e parë për kuqezinjtë, Bajrami në një aksion personal, por që neutralizohet jo pa vështirësi nga portiere i kundërshtarëve.

34’ – Portieri i Ishujve Faroe, Lamhauge nuk mund të vazhdojë më tej, në vendin e tij Reynatro.

30’ – Moment i vështirë në kampin e Ishujve Faroe, një tentativë në sulm ka sjellë dhe një përplasje të frikshme mes Davidsen dhe Vatnhamar, me këtë të fundit që pësoi dëmtim, por në fund të dy lojtarët që u përplasën me njëri tjetrin kanë vazhduar lojën.

19 ‘ - Një mundësi për kuqezinjtë, me Dakun që shfaqet I vetëm përballë portierit të skuadrës kundërshtare, por pa arritur ta mposhtë atë. Megjithatë, është sinjalizuar dhe për një pozicion jashtë loje duke e konsideruar gjithçka të parregullt.

10’ – Goditje dënimi për Ishujt Faroe, ekzekutuar nga Bjartalio, por që nuk ka sjellë asnjë shqetësim për kuqezinjtë.

8 ‘ – Administrim i lojës nga ana e kuqezinjve, me Ishujt Faroe që mbrohen me forca të shumta, por që në moment të caktuara nuk harrojnë të hedhin vështrimin drejt sulmit. Megjithatë, rastet në portat respective mungojnë në këto minuta të para.

Ishujt Faroe shkelmojnë të parët topin...

Ka nisur sfida në “Air Albania” mes Shqipërisë dhe Ishujve Faroe, vendi i parë përballë vendit të fundit në Grupin E. Kuqezinjtë kërkojnë të blindojnë vendin e parë, mjafton edhe një pikë.

SHQIPËRI-ISHUJT FAROE

SHQIPËRIA: Strakosha, Balliu, Ismajli, Gjimshiti, Mitaj, Asllani, Bare, Asani, Bajrami, Uzuni, Daku. Trajner: Silvinjo

ISHUJT FAROE: Lamhauge, Danielsen, Faero, A. Edmundson, Davidsen, Bjartali, Joensen, Andreasen, Hendrikson, J. Edmundson. Trajner: Erikson