RTSH Sport Live

Shqipëri – Poloni, histori e freskët

  • 10/10/2022
  • |
  • Kombëtarja
Shqipëri – Poloni, histori e freskët
Kundër Moldavisë kuqezinjtë fituan të dyja ndeshjet eleminatore të “Euro 2020”

Poloni-Shqipëri në 27 mars dhe më pas në shtator, dy sfida që në vitin 2023 do të përsërisin përballjet e vitit 2021 për Kupën e Botës, ku skuadra bardhekuqe sfidoi ekipin e Edoardo Rejas për biletën e vendit të dytë të grupit. Në Tiranë, një gol në pjesën e dytë vendosi përfundimisht fatin e grupit eleminator, ndërsa Polonia siguroi të drejtën e fazës play-off, ndërsa në Varshavë ekipi shqiptar u mund me rezultatin 4-1. Dy humbje të freskëta për kuqezinjtë dhe tifozët shqiptarë, të cilët nuk arritën ta përtypnin atë gol të Sviderskit 13 minuta nga fundi duke lëshuar një lumë shishesh dhe sendesh të forta, që sollën si pasojë edhe dënimin e fushës nga UEFA.

Po në vitin 2021, por më 8 qershor, Shqipëria luajti një ndeshje miqësore me Republikën e Çekisë, kundërshtarin e dytë më të fortë të grupit eleminator. Në Pragë, skuadra e Edoardo Rejës u thye 3-1, ku golin e vetëm të Cikalleshit. Kjo është edhe ndeshja e vetme e luajtur mes dy kombëtareve.

Një kundërshtar shumë i njohur për kuqezinjtë është Moldavia, skuadra ndaj së cilës Shqipëria kaloi fillimisht në shtëpi 2-0 dhe më pas 4-0 në transfertë. 6 pikë të plota në fushatën eleminatore “Euro 2020” për ekipin e drejtuar nga Edoardo Reja.

Në Ishujt Faroe, Shqipëria do të shkelë për herë të parë. pasi të dyja skuadrat nuk regjistrojnë precedentë edhe pse në letër skuadra nga ishulli i vogël në Detin e Veriut konsiderohet një kundërshtar modest.